FFM organizoi dy seminare për antidoping

Publikuar më 26 Февруари, 2024 Anti dopingu, Lajme


Seminaret u organizuan për reprezentueset e Maqedonisë A dhe përfaqësuesit e rinj deri në moshën 17-vjeçare. Ligjeratën e mbajti Dr. Ilija Stoilov.

Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdon me përkushtimin e saj për lojë të ndershme, sport të pastërt dhe futboll pa doping. Në këtë drejtim, javën e kaluar më 21 dhe 22 shkurt, u mbajtën dy seminare të rregullta antidoping si pjesë e programit "HatTrick" të UEFA-s.

Punëtoritë u organizuan për reprezentueset A të Maqedonisë, pak para udhëtimit të tyre në Gjeorgji, ku janë caktuar dy ndeshje kontrolluese me kombëtaren e Gjeorgjisë. Gjithashtu, punëtori edukative u mbajt edhe për reprezentuesit e rinj deri në moshën 17-vjeçare. Ligjeratën e mbajti Dr. Ilija Stoilov, anëtar i Komisionit të Mjekësisë dhe Anti-Dopingut të FFM-së dhe edukator i licencuar kundër dopingut nga WADA (Agjencia Botërore Anti-Doping).


Në këto punëtori të rregullta, futbollistët e pranishëm, si dhe stafet profesionale dhe mjekët, u njoftuan për shkeljen e etikës sportive, procedurën e kontrollit të dopingut, të drejtat dhe detyrimet gjatë testimit të dopingut, procedurën e dhënies së lejes për terapinë dhe përdorimin e barnave të caktuara, ndërsa gjithashtu u prezantua edhe llista e ndaluar ëADA për vitin 2024. Në ligjeratë në mënyrë të detajuar u shpjeguan dënimet sipas kodit Botëror për antidpoing dhe një regulativë për doping kontrollet në kuadër të aktiviteteve garuese dhe stërvitore.  Secili pjesëmarrës mori materiale informative, ndërsa njëkohësisht, atyre iu prezantua edhe lista e substancave të ndaluara ëADA për vitin 2024.




   
   
Reprezentacioni A