FFM merr pjesë në konferencë për identifikim të problemeve me të cilat përballen personat me invaliditet në procesë të sportit

Publikuar më 10 Април, 2018 Lajme, Barazi


Federata e futbollit të Maqedonisë si institucion që fuqishëm qëndron pas idesë se kënaqësia që jep futbollit duhet të jetë e kapshme për të gjithë – pa marrë parasysh pa marrë parasysh kush jeni, nga vini dhe si luani futboll. Me ftesë të Federatës Nacionale për sport dhe rekreim të invalidëve në Maqedoni si dhe Komitetit paraolimpik të Maqedonisë, FFM morri pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë:

“Identifikimi i problemeve me të cilat përballen personat e ri me invaliditet në procesin e ushtrimeve trupore dhe sportit, si parakusht për jetë të shëndoshë dhe propozim zgjidhje për tejkalimin e të njejtave”.

Federata Nacionale për sport dhe rekreim të invalidëve në Maqedoni si dhe Komitetit paraolimpik të Maqedonisë nisën  me aplikimin e projektit Change Your Mindset - Sport4Everyone i cili zbatohet në kuadër të Ersamus+programë sportive.

Qëllimi i projektit është promovimi dhe ngritja e nivelit të vetëdijes publike për rëndësinë e sportit dhe ushtrimeve trupore si dhe integrimin në shoqëri të personave të ri me invaliditet (të moshës prej 15-29 vjeç) me aktivitete sportive rekreative.

Federata e futbollit të Maqedonisë në konferencë u përfaqësua nga sekretari i përgjithsëm Filip Popovski, ndërsa në të njejtën morrën pjesë përfaqësues të ogranizatave sportive për persona me invaliditet, përfaqësues të organizatave nacionale për invalidë në Maqedoni, përfaqësues të federatave nacionale sportive, organizata joqeveritare dhe shoqata të ndryshme.

“Gjithmonë kemi kënaqësi të jemi pjesë e ngjarjeve të këtilla. Si Federatë e futbollit të Maqedonisë identivikojmë nevojat e personave me invaliditet, vështirësitë e tyre dhe kyçjen në sport, pasi edhe vetë luftojmë për barazi dhe kundër paragjykimeve dhe pengesave. Gjithë duam barazim dhe për këtë japim mbështetje të plotë tentimeve për t’u mundësuar kushte personave me invaliditet të merren me aktivitete sportive”, deklaroi Filip Popovski, duke vijuar.

“Në periudhën e kaluar kemi mësuar shumë për nevojat dhe vështirësitë e personave me invaliditet kur flasim për kyçjen e tyre në ndeshjet e futbollit. Do të mundohemi në çdo mënyrë të ndërtojmë urra ndërmjet organizatave që kanë qëllime të njejta me ne dhe që luftojmë për tolerancë e respekt në gjithë sferat”, pëfundoi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski. 



   
   
Reprezentacioni A