FFM me mbështetje të atletetëve të futbollit nga Olimpiada speciale e Maqedonisë

Publikuar më 20 Април, 2018 Lajme


Olimpiada Speciale e Maqedonisë me ekipi futbolli prej 10-të atletësh, persona me pengesa nga Sh.M. “Naumi i Ohrit” do ta përfaqësojë Maqedoninë në turne Europian në futboll “7-a-side“ i cili do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë prej 22 deri më 27 prill.  Federata e futbollit të Maqedonisë është një prej mbështetësit e atletëve të Olimpiadës speciale të Maqedonisë.

Në këtë turne do të marrin pjesë 16-të skuadra nga 12-të vende, mes të cilave: Rusia, Zvicra, Kazakistani, Mali i Zi, Kroacia, Letonia, Lituania, Uzbekistani, Sllovakia, Ishojt Faroe, Bjellorusia dhe Maqedonia.

“Nga zemra do të doja t’ju falemenderoj për atë se lehtë identifikojmë vizionet tona, ju jeni njerëz kualitativ, e di sa energji investoni për të qenë futbollistë më të mirë dhe në çdo mënyrë aty ku FFM mund të ndihmojë, do t’ua japim dorën dhe do t’ua hapim derën. Ju dëshirojmë shumë sukses dhe shoqërim të bukur në turneun në Rusi”, deklaroi në pres konferencën e sotme në “Shtëpinë e futbollit” sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Filip Popovski.

Vizioni i Olimpiadës speciale të Maqedonisë është përmes gjuhës së përbashkët të sportit, të inkurajojmë së më shumë njerëz me pengesa të qëndrojnë aktivë, të kyçen në aktivitetet e futbollit si një prej sportet më të avansuara në Europë, të zhvillohet më tej futbolli në Olimpiadën Speciale të Maqedonisë, të ndërtohen miqësi të reja që do të mundësojnë një shoqëri inkluzive.

Ekipi tanimë një kohë më të gjatë përgatitet për këtë ngjarje dhe para se gjithash shpresojmë në përvojë të mirë, zgjerim të horizontit dhe ngritjen e vetëdijes së shoqërisë për aftësitë futbollistike të bashkëqytetarëve tanë”, thonë në Olimpiada Speciale e Maqedonisë.

Turneu organizohet nga Olimpiada special e Rusisë dhe Lidhja futbollistike e Rusisë, të cilët këtë vit me mbështetje të UEFA-së për herë të parë pas 10-të viteve janë të hapur për pjesëmarrje të ekipeve nga gjithë Europa, ndarsa garat do të zhvillohen në kompleksin e Zenitit.



   
   
Reprezentacioni A