FFM me mbështetje të aktiviteteve të Rritja, shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrine

Publikuar më 10 Декември, 2020 Lajme, Barazi


Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini zhvilloi takim me një përfaqësues të shoqatës “Rritja” – shoqatë e prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrine.

Aleksandar Petrovski është kryetar i shoqatës “Rritja” e cila operon si organizatë jofitimprurëse, ndërsa përfaqëson të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe të rriturve me çrregullime të rritjes, gjejgësisht personave të cilët janë në terapi kronike të hormoneve të rritjes.

Dhënia e mbështetjes dhe ndihmës në zabtimin e aktiviteteve të shoqatave të këtij lloji gjithmonë ka qenë shumë e rëndësishme për Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Shoqata “Rritja” përmes presidentit Petrovski i dhuroi një pllakë simbolike kreut të FFM-së në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ndihmën për realizimin e aktiviteteve të tyre.

“Përgjegjësia sociale është një lloj imperativ biznesi për çdo institucion serioz, dhe Federata e Futbollit të Maqedonsië e konfirmon këtë jo vetëm tani, por edhe gjithë këto vite që kemi lënë mbrapa.

“Bashkë me Këshillin Drejtues me kënaqësi të madhe shpirtërore ne mbështesim projekte të këtilla me qëllim dhënien e kontributit tonë në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mënyrën e jetes së një grupi të caktuar të njerëzve.

“Mbështetja dhe ndihma jonë sigurisht se nuk do të zgjidhë të gjitha nevojat e shoqatës “Rritja” në qëllimin e tyre për të ndihmuar të gjithë personat në Maqedoni të cilët përballen me çrregullime ne procesin e rritjes, por shpresoj që kjo të jetë një nxitje për të tjerët, madje edhe për mbështetje më të madhe institucionale”, deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.

Shoqata “Rritja” gjithashtu është kryesuese e Këshillit Drejtues të organizatës ndërkombëtare ICOSEP (International Coalition of organizations endocrine patients - Koalicioni Ndërkombëtar i Pacientëve Endokrin), ndërsa në suaza botërore një prej ambasadorët e organizatës është Lionel Messi.

“Në emër të të gjithë anëtarëve tanë ju përcjellim falënderime të mëdha deri te të gjithë ju, për mbështetjen e dhënë për realizimin e aktiviteteve tona për vitin 2020. Nder i veçantë për ne ishte takimi i sotëm me presidentin e federatës, z. Muamed Sejdini në të cilën ramë dakord për thellimin e bashkëpunimit.

“Ne sinqerisht shpresojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdoni të jeni mbështetje për ne në realizimin e aktiviteteve, gjë që për ne paraqet kënaqësi të madhe. Faleminderit në emër të të gjithë anëtarëve të shoqatës “Rritja” për gjithçka që bëni për ne”, tha Aleksandar Petrovski, kryetari i shoqatës “Rritja”.



   
   
Reprezentacioni A