FFM HYRI NË PROGRAMËN E RE TË UEFA-s PËR ZHVILLIM TË FUTBOLLIT

Publikuar më 05 Јуни, 2014 Lajme

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marë mbështetjen e UEFA-së dhe së bashku me Gjeorgjinë ka hyrë në programën e re të Asosacionit të futbollit Evropian për zhvillim të futbollit.

 UEFA përmes përfaqësuesve të saj Jan Lupesku dhe Zhan Fransoa Domrek, përgjegjës në sektorin për futboll në UEFA, realizuan vizitë dhe takime pune me 20 asosiacione kombëtare, ndërsa vetëm Maqedonia dhe Gjerogjia morën besimin dhe do të kenë mundësi të punojnë sipas programës së re e cila do të implementohet bashkarisht sipas sugjerimeve të sektorit të UEFA-së.

“Gjithçka që punon dhe mbështet UEFA patjetër të bazohet në suaza të vlerësimeve të Asosacionit Evropian të futbollit, ndërsa elementi i parë dhe më i rëndësishëm është që futbolli të jetë në rend të parë. Pikërisht në këto principe ne e bazojmë programën tonë për zhvillim të futbollit te të rrinjtë. Kemi prezantuar idealet tona për futbollin me të rrinjtë, përfaqësuesit e UEFA-së u njoftuan direkt me programën tonë, me kushtet dhe metodat e punës, ndërsa vëmendje më të madhe i kushtuam ‘Akademisë së futbollit’ dhe planeve për ritjen e numrit të paraleleve. Me këtë projekt do të jemi më afër realizimit të qëllimit tonë, t’i përgatisim të rrinjtë për periudhën që pason, ndërsa ‘Akademia e futbollit’ të përfaqësojë një shkollë për të ardhmen. Përmes programës do të marim përvojë evropiane për punë me kategori të reja, trajnerët tanë do të kenë stërvitje në qendrat e UEFA-së, përmes seminarëve dhe programës praktike do të marin edukimin e duhur, e nevojshme për zhvillimin e futbollistëve të ri. Programa nuk don të thotë se UEFA na imponon mënyrë të re dhe filozofi të re të punës, ne kemi programën Kombëtare për zhvillim të futbollit te të rrinjtë dhe do të tentojmë që të realizojmë planet përmes seminareve në të cilët do të marin pjesë trajnerët tanë jashtë vendit dhe njerëz të specializuar që do të vijnë në Maqedoni për të prezantuar programën e tyre para trajnerëve. Taktikisht, teknikisht dhe fizikisht do të jemi shumë më të përgatitur me implementimin e këtij projketi. Kemi kryer punë të madhe me mjetet e siguruara, shpresoj që t’i shfrytëzojmë në mënyrë të vërtetë t’i shfrytëzojmë bonuset e fituara, ndërsa interesi i gjithë kësaj është vetëm zhvillimi i futbollit të Maqedonisë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjoski. Qëllimi i programit të ri zhvillues është që të prodhohen futbollistë më të mirë, të ndërtohet një miks i drejtë i edukimit sportiv, shkollor dhe jetësor, me çka do të sigurohet zhvillim kualitativ dhe programe teknike. Në këtë drejtim është edhe sigurimi i fundit i aparateve jashtëzakonisht të rëndësishme për monitoring bashkëkohor të frekuentimit të zemrës, pajisje që jep tregues se në cilën zonë dhe sa është niveli i ngarkesës së futbollistëve, si dhe kohën për rekuperim të futbollistëve-programa ‘Aktivio’. Aparati i dytë ‘Kapapult’ jem të gjithë treguesit e lojtarëve për suksesin në të gjithë kuadrantet e veprimit, numrin e pasimeve individuale, numrin e përgjithshëm të pasimeve, numrin e kilometrave të përshkuara të çdo lojtari dhe në cilën zonë, cili është niveli i përshpejtimit nga një pikë në një tjetër dhe të treguesve të tjerë që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për procesin stërvitor.




   
   
Reprezentacioni A