FFM dhe Fondacioni i UEFA-së për fëmijë me mbështetje për SOS Fshatin e fëmijëve

Publikuar më 20 Мај, 2019 Lajme


Nën moton “Të bashkuar në gëzimin që sjell futbolli” në SOS Fshatin e fëmijëve edhe zyrtarisht u inaugurua fusha e futbollit e rindërtuar me i finansim nga Fondacioni i UEFA-së për fëmijë i mbështetur edhe nga Federata e futbollit të Maqedonisë.

Qëllimi i projektit që u realizua në bashkëpunim me FFM-në ka qëllim ngritjen e shpirtit sportiv të fëmijëve dhe të rinjëve pa kujdes të prindërve dhe për të përforcuar zhvillimin e tyre menatal nën prizmin e punës ekipore, bashkëpunimit dhe motivimin për arritje të rezultateve.

Në inaugurimin e sotëm të terrenit me barë sintetik në kuadër të SOS Fshatit të Fëmijëve morën pjesë drejtuesit e FFM-së, presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski.

“SOS Fshati i fëmijëve më shumë se 15 vite punon me përkushtim dhe luftin për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vendin tonë, ndërsa ky kontribut i FFM-së në rikonstruimin e fushës së futbollit në kuadër të Fshatit të fëmijëve është mbështetje nga ne, jo vetëm për ju, por edhe për gjithë fëmijët që do ta shfrytëzojnë këtë terren. Më vjen mirë që mbështetëm punën e SOS Fshatit të fëmijëve, në këtë mënyrë të gjithë bashkarisht kontribuojmë përmes futbollit të përmirësohet kualiteti i jetës së fëmijëve të kësaj shoqërie, njëkohësisht duke mbrojtur vlerat e vërteta.Në emrin tim dhe në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë ju uroj për realizimin e proektit, i bindur se ky investim do të jetë inspirim për më shumë fëmijë të kënaqen me futbollin, për shkak se-Futbolli është për të gjithë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, pas të cilit para të pranishmëve folën edhe sekretari gjeneral i FFM-së, Filip Popovski dhe Zorica Serafimovska Arsovska, presidente e Këshillit Drejtues të SOS Fshatit të Fëmijëve. 




   
   
Reprezentacioni A