FFM dhe FNF me porosi: Vasha, ju presim në stadium

Publikuar më 28 Мај, 2019 Lajme


Federata e futbollit të Norvegjisë bashkë me Federatën e futbollit të Maqedonisë organizuan ngjarjen/krusin e parë për zhvillim dhe afirmim të futbollit të femrave në Maqedoni. Në këtë ngjarje morën pjesë 24 femra të cilat kanë shprehur dëshirë të kyçen në futbollin e femrave. Ato tashmë për të tretën ditë me rradhë marrin informacione për mënyrat si mund të përmirësohet futbolli i femrave, mirëpo edhe si të fitohen vajza të reja në procesin stërvitorë. 

Në atë drejtim në terenin e KF Skopjes në Autokomandë, sot u organizua festival i futbollit të femrave në të cilin këto 24 vajza demonstruan ushtrime të futbollit dhe lojëra me rreth 60 vasha anëtare të klubeve, pa përjashtuar edhe të tilla që me vetë iniciativë me prindërit e tyre erdhën të njihen më afër me lojën e futbollit.

Edhe gjatë ditës së nesërme 29.05.2019 me fillim në orën 11.00 në stadiumin e KF Skopjes në Autokomandë, Federata norvegjeze e futbollit dhe FFM do të mbajnë festival me vasha në të cilin ftojmë gjithë vajzat e interesuara të moshës prej 8 deri 14 vjeç të vijnë të njoftohen me magjinë e lojës së futbollit. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të klubeve të futbollit për femra me të cilët prindërit do të mund të zhvillojnë biseda për mënyrën e anëtarësimit në klubet e tyre.

FFM dhe FNF falemenderojnë KF Skopjen për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar për realizimin e kësaj ngjarje, ndërsa falemenderim edhe për klubet KFF Xhixhi-Shkup, KFF Nju Jork-Shkup, KFF Dragon 2014-Shkup dhe KFF Futball Kids-Shkup për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e futbollisteve të tyre. 

Vasha, ju presim në stadium!



   
   
Reprezentacioni A