FFM dhe Federata për Sport shkollorë me projekt të ri me të cilin përfshihen 80 shkolla dhe mbi 2 800 fëmijë

Publikuar më 23 Јануари, 2019 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën për Sport Shkollor muajin e ardhshëm fillojnë projekt të ri të quajtur „Winter football joys“ në të cilin do të jenë të kyçura 80 shkolla në gjithë vendin.

Krerët e federatës, u.d. presidenti, Muamed Sejdini dhe sekretari general, Filip Popovski bashkë me presidentin e Federatës për Sport Shkollorë, Aleksandar Tufekçievski në takim pune në ‘Shtëpinë e futbollit’ potencuan rëndësinë e projekteve të kësaj natyre, duke cekur përvojat pozitive nga projekti ekzistues ‘Futboll në shkolla’.

Në kuadër të projektit të ri që do të zgjasë deri më 20 shkurt do të organizohen 42 ngjarje grasrut në 21 qytete të vendit tonë me 80-të shkolla të përfshira si pjesë e fazës së dytë të projektit ‘Futboll në shkolla’. Në ngjarjet e grasrutit „Winter football joys“ do të marrin pjesë rreth 2 800 fëmijë të moshës prej shtatë deri më 10 vjeç. Programi për gjithë projektin është hartuar dhe është nën amblemën e FFM-së.

“Forca e futbollit qëndron në futbollit në thelb më të gjërë dhe për këtë patjetër të kujdesemi për identitetin lokal dhe rajonal të lojës tonë. FFM do të vazhdojë të japë mbështetje të plotë dhe të përforcojë solidaritetin që i nevojitet shoqërisë së futbollit në vendin tonë. Aktivitetet grasrut janë me rëndësi të madhe dhe në këtë mënyrë sërish mund të tregojmë se nga futbolli bazik vijnë futbollistë të mëdhenj, arbitra, punëtorë të sportit, por para se gjithash mbështetës të futbollit dhe tifozë. Besoj se realizimi i këtij projekti do të jetë po ashtu i suksesshëm si përvojat tona pozitive nga projekti ekzistues ‘Futboll në shkolla’”, deklaroi koordinatori i projektit në kuadër të FFM-së, Bojan Markovski.



   
   
Reprezentacioni A