FFM dha donacion topa futbolli për kushte dimri për ekipet e Ligës së Parë dhe të Dytë

Publikuar më 10 Јануари, 2019 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë periudhën që lëmë pas dhuroi si donacion paisje sportive dhe topa futbolli për ekipet seniore në Ligat e Maqedonisë, gjithë skuadrat në kategorite e reja dhe ekipet që garojnë në gjashtë rajonet e Ligës së Fëmijëve të FFM-së.

Për këtë pjesë të sezonit garues, Federata e futbollit të Maqedonisë siguroi topa futbolli të veçantë për kushte dimri të cilët u ndanë gjithë skuadrave në Ligën e Parë dhe të Dytë të Maqedonisë.

Me donacionin e ri vazhdon aksioni i madh i FFM-së për mbështetje teknike të klubeve. Periudhën që lëmë pas u ndanë paisje sportive, rekuizita dhe topa JAKO për klubet e Ligave të Maqedonisë, pastaj 121 klube që garojnë në Ligat e Fëmijeve të FFM-së në sezonin 2018/2019 gjithashtu morrën donacion paisje sportive, rekuizita të nevojshme dhe topa, ndërsa paraprakisht ishin të kyçura 15-të klube që morrën paisje sportive, rekuizita, topa futbolli nga mjetet e marra nga Liga e Kampionëve dedikuar zhvillimit të futbollit me moshat e reja në klube.

Periudhën që pason në donacion që përmban paisje sportive, rekuizita dhe topa futbolil do të përfhishen klubet nga Liga e Femrave, të cilat veç më kanë pranuar donacion për ekipet e tyre të reja.



   
   
Reprezentacioni A