Femrat U 17: Nesër nis turneu zhvillues i UEFA-së

Publikuar më 15 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup nesër starton turneu zhvillues i UEFA-së për femra të moshës deri 17-të vjeç. Në këtë turne kontrollues, përveç Maqedonisë që drejtohet nga Toshe Nacev, do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani dhe Kroacia.

Dueli i parë i turneut është caktuar për nesër me fillim në orën 11:00, në të cilin Maqedonia përballet me Azerbajxhanin. Ndeshja Kroaci-Azerbajxhan luhet dy ditë më vonë në të njëjtën kohë, ndërsa turneu mbyllet me sfidën Maqedoni-Kroaci më 20 qershor në orën 11:00.

Në vigjilie të turneut zhvillues të UEFA-së që do të zhvillohet në Shkup, seleksionuesi Nacev ka publikuar listën e futbollisteve në të cilat do të llogarisë në këto ndeshje:

- Syarta Roçi AC Junajted

- Dragana Gegova Borec

- Julija Zhiviq Borec

-. Teodora Gjorgjievska Borec

- Marija Belistojanovska Top Gol

- Teodora Bumbarova Konzuli

- Sara Gramatikova Tiverija

- Rabie Dervhishi Dragon

- Jovana Gjorgjioska Top Gol

- Teodora Dimoska Dragon

- Natalija Stoilkoviq Reçica

- Kristina Petrushevska Borec

- Marija Gjorgjieska Borec

- Sindiz Pollozhani Bilijani Izvori

- Teodora Petrovska Top Gol

- Kristina Nikollovska Borec

- Marija Xhevalkova Tiverija

- Ivana Nikollova Tiverija

- Nadica Kosteska Istatov



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A