Drejtori për Asosiacione Nacionale, Zoran Lakoviq potencoi rolin e UEFA-së në Kuvendin e Përgjithshëm të FFM-së

Publikuar më 12 Декември, 2018 Lajme


Drejtori për Asosiacione Nacionale, Zoran Lakoviq potencoi me shkresë zyrtare drejt FFM-së ka potencuar mbështetjen e UEFA-së në drejtim të organizimit dhe mbajtjes së Kuvendit të Përgjithshëm të FFM-së, duke cekur rolin dhe mesazhet e përcjella nga Denis Bastari i cili si përfaqësues i rëndësishëm nga administrata e UEFA-së ishte i pranishëm në Ohër në Kuvendin e FFM-së.

Gjatë Kuvendit të Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm të FFM-së, para delegatëve foli përfaqëuesi i UEFA-së, Denis Bastari, i cili potencoi se FFM është anëtare e rëndësishme e UEFA-së dhe gjithmonë do të mbetet si e tillë.

“UEFA është e lumtur që në Federatën e futbollit të Maqedonisë ka partner të shkëlqyeshëm. Duke falënderuar përkushtimin tuaj ndërtohet federatë e fortë me strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera nacionale. Ne jemi shumë të kënaqur që respektoni qëndrimet bazë të UEFA-së, duke u fokusuar në programet për zhvillim të futbollit të moshave, projektet grasrut, përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës në futboll dhe përkushtimin e madh për avansimin e ekipeve të reja nacionale përmes investimeve në ato kategori dhe akademitë nacionale. Mbështetja e UEFA-së përmes programeve ‘het-trik’ do të rritet viteve të ardhshme dhe kjo është vetëm shtytje shtesë për federatat që duan të përforcojnë angazhimet për realizimin e projekteve aktuale dhe atyre që do të realizohen në të ardhme të afërt. Federata e futbollit të Maqedonisë ka merituar respketin nga familja evropiane e futbollit dhe jemi të bindur se marrëdhëniet me UEFA-në do të jenë në nivel të njejtë. U.D. Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini bashkë me administratën kanë bërë punë të shkëlqyeshme periudhën që lëmë pas, jo vetëm kur është në pyetje Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Përgjithshëm, por edhe në përgatitjen e zgjedhjes që pason për kryetar të FFM-së. UEFA gjithmonë, në kohë të mira dhe të këqija, në momente gëzimi apo vështirësie, do të jetë me federatën tuaj, pasi që FFM është anëtare e rëndësishme e familjes së UEFA-së dhe gjithmonë do të mbetet si e tillë. Jemi të bindur se vendimet tuaja do të jenë me rëndësi të madhe për zhvillimin dhe avansimin e futbollit në Maqedoni”, tha Bastari para delegatëve në Kuvendin e 9 dhjetorit në Ohër.

Në shkresën e UEFA-së thuhet se në Kuvendet e Përgjithshme të federatave, UEFA gjithmonë dërgon përfaqësues të saj të cilët japin mbështetjen e tyre. Davor Shuker si anëtarë i Komitetit Ekzekutiv u përball me probleme logjistike për të udhëtuar drejt Maqedonisë, mirëpo gjithsesi UEFA u përfaqësua në nivel nga anëtari i administratës së saj, Denis Bastari, i cili ka pozitë menaxheri në repartin e Asosiacioneve Nacionale.

Në linkun më poshtë gjeni edhe letrën zyrtare të UEFA-së dërguar u.d. presidentit të FFM-së, Muhamed Sejdinit. 

Letter_Muamed Sejdini_20181212.pdf 



   
   
Reprezentacioni A