Dragi Kanatllarovski: Fryma e ekipit është cilësia jonë më e madhe

Publikuar më 23 Март, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e  Maqedonisë ka vazhduar sot përgatitjet në Beograd, në prag të duelit të xhiros së 7-të në Grupin 10, në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski, sot në stadiumin e KF Vozdoc kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme eliminatore.

Reprezentuesit tanë kanë një entuziazëm të madh, bëjnë një punë të madhe me detyrat e vendosura nga seleksionuesi Dragi Kanatlarovski dhe janë të gatshëm për ndeshjen me Serbinë.

Seleksionuesi jonë i Shpresave, dha plot komplimente për kundërshtarin dhe homologun e tij, Goran Stevanoviq.

“Së pari dua t'i dërgoj urime kryesisë së Serbisë, për angazhimin e Goran Stevanoviqit si trajner të ri të përfaqësueses. Gorani është mbi të gjitha shoku im shumë i mirë, i cili ishte një futbollist i madh dhe fenomenal dhe për momentin është një trajner i madh dhe një person i mrekullueshëm. I uroj gjithë të mirat. Unë e respektoj shumë kundërshtarin, kanë ndryshime në përbërje dhe në ekip profesional në krahasim me ndeshjen në Ohër, por sigurisht që kanë potencial të madh individual. I njoh mirë cilësitë e tyre, përzgjedhja është e përbërë nga lojtarë që kanë një cilësi të madhe individuale. Ne kemi një objektiv të qartë, e dimë shumë mirë se si duhet të luajmë, besoj në cilësinë e lojtarëve të mi, dua të vlerësoj angazhimin e tyre në stërvitje dhe dëshirën e madhe për një paraqitje të mirë dhe një rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme. Avantazhi ynë është se funksionojmë mirë si ekip. Fryma e ekipit që kemi mund të jetë një faktor vendimtar në takimin e nesërm. Besoj se do të ketë një motiv të madh për të dëshmuar në të dyja skuadrat. Ne do të dalim në fushë me një objektiv të qartë, për të luajtur mirë, me cilësi dhe fokus në të gjitha 90 minutat. Nuk duhet t'i lëmë shumë hapësirë ​​kundërshtarit për të luajtur, le të fitojë më i miri".




   
   
Reprezentacioni A