Dragi Kanatllarovski: Franca është favorit i madh në grup, me padurim presim ndeshjen e nesërme

Publikuar më 15 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" zhvilloi seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Francën U21 në kuadër të raundit të 6-të eliminatorë të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rinjë që vitin 2023 do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji. 

Seleksionuesi i shpresave të Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski me padurim pret ndeshjen e nesërme, thotë se futbollistët e tij janë maksimalisht të gatshëm dhe presin me shumë dëshirë duelin me francezët. 

"Franca është favort apsolut në këtë grup, përfaqësuese e fortë e cila posedon numër të madh të futbollistëve me potencial shumë të madh dhe që luajnë në ekipe të ligave më të forta të Europës. Ndeshjen e parë kundër tyre në Francë u mundëm 3:0, por paraprakisht në katër ndeshje ishim të pamposhtur. Shpresojmë se seria pa humbje do të vazhdojë edhe nesër ndaj Francës. Luajmë në terren vendas, para publikut tonë dhe të gjithë me padurim presim këtëndeshje. Djemtë kanë dëshirë të madhe, jemi të gatshëm fizikisht dhe psiqikisht për luftë të madhe për 90-të minuta. Kemi lënë pas përgatitje të shkëlqyeshme, po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe gjithë kjo u pa edhe në ndeshjen me përfaqësuesen e papërshtatshme të Ukrainës. Kjo përfaqësuese është e gatshme të luajë me çdo përfaqësuese", është shprehur Dragi Kanatllarovski. 

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Kanatllarovski në pjesën e deritashme të kualifikimeve kanë shënuar një fitore, tre barazime dhe një humbje. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A