Dobrinko Ilievski seleksionues i Maqedonisë U21, Livoreka ndihmës i tij. Stankovski merr U19

Publikuar më 20 Јули, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet, Deri më 19 vjet


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë vendosi për emrat e seleksionuesve të ri të përfaqësueseve U21 dhe U19 të Maqedonisë.

Dobrinko Ilievski është seleksionues i ri i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, ndërsa ndihmës i tij është emëruar Bashkim Livoreka nga Shkëndija e Tetovës. Goran Stankovski merr drejtimin e Maqedonisë U19.

Dobrinko Ilievski më shumë se një dekadë si futbollist luajti për klube të Ligës së Parë të Maqedonisë (Bllkani, Cementarnica, Tikveshi dhe Osogova), ndërsa ishte pjesë e stafit teknik te Makedonija Gj.P. dhe Vardari, klube me të cilat ka fituar tre tituj të kampionit. Në Ligën e Parë të Maqedonisë një sezon drejtoi Bregallnicën e Shtipit. Ilievski katër vite është pjesë e përfaqësueseve të reja të Maqedonisë, duke filluar prej U15, deri te U19.

Bashkim Livoreka është ndihmës trajner te Shkëndija e Tetovës, ku ka luajtur edhe si futbollist, ndërsa si trajner paraprakisht ka punuar edhe me kategoritë e reja të skuadrave tetovare, Shkëndijën dhe Renovën (te Xhepçishtasit ishte edhe ndihmës trajner në ekipin e parë).

Goran Stankovski është emëruar seleksionues i Maqedonisë U19. Stankovski është ish-futbollist i gjeneratës së artë të Slloga Jugomagnatit, ndërsa ka përvojë të madhe ndërkombëtare si futbollist në Rusi (Sibir), Turqi (Diyarbekirspor), Belgjikë (Antverpen) dhe Gjermani (Tenis Borusia).

Karriera si trajner i Goran Stankovskit lidhet me KF Rabotniçkin ku regjistroi rezultate të shkëlqyeshme me kategoritë e reja, u zgjodh trajneri më i mirë për grupmosha sezonin e kaluar, para se të merr besimin të drejtojë ekipin e parë të Rabotniçkit. 



   
   
Reprezentacioni A