Dita botërore e Zemrës – shpërndani forcën

Publikuar më 28 Септември, 2017 Lajme, Barazi


Këtë vit Federata e futbollit të Maqedonisë jep mbështetje “Ditës botërore të Zemrës” qëllimi i së cilës është të rrisë vetëdijen për sëmundjet kardiovaskulare dhe të edukojë njerëzit për dobitë e stilit të shëndoshë dhe aktiv të jetës.

Duke shënuar çdo vit 29 shtatorin, Ditën botërore të Zemrës organizohet nga ana e Ogranizatës botërore për zemrën dhe e mbështetur nga UEFA dhe organizata për stadiume të shëndosha. Duke punuar bashkarisht me familjen Europiane të futbollit të gjithë ne mund të japim kontribut të rëndësishëm për zvogëlimin e vdekjes së parakohëshme dhe invaliditetet që paraqiten nga sëmundjet kardiovaskulare.

Temë e kampanjës për Ditën botërore të Zemrës 2017 është: Shpëndani forcën. Shëndeti i zemrës është “zemra” e gjithë shëndetit. Kujdesi për zemrën tënde don të thotë ushqim i shëndoshë, aktivitet fizik, heqja dorë nga duhani… Këto nuk janë vetëm gjëra që  na bëjnë më të shëndoshë, por gjithashtu bëjnë të ndjehemi mirë dhe të aftë për tu kënaqur plotësisht me jetën.  Moskujdesi për shëndetin sjell deri te rreziku më i madh për sëmundje kardiovaskulare si që janë sëmurja e zemrës dhe sulmet në tru që çdo vit sjellin deri te vdekja e parakohëshme e më shumë se 17.5 milionë njerëz.

Ne duam të frymëzojmë secilin prej juve për tu munduar të jetoni më gjatë, më mirë dhe me vese më të mira jetësore. Për këtë arsye bashkë me Organizatën botërore të Zemrës deh UEFA-në bëjmë ftesë të gjithëve qoftë individë apo organizata që të bëjnë ndryshimet e nevojshme:

Lëvizni zemrën tuaj: Praktikoni stil aktiv të jetës me së paku 30 minuta aktivitet të matur fizik pesë herë në javë dhe çdo ditë nga një orë për fëmijë. Kyçja në lojën e futbollit, ecja dhe vozitja e biçikletës në përditshmëritë tuaja janë mënyrat e vërteta për të arritur këtë.

Ushqeni zemrën tuaj: Ushqehuni shëndoshë dhe konsumoni pemë dhe perime, si dhe kufizoni konsumimin e yndyrërave, krypës, sheqerit dhe alkoolit.

Duani zemrën tuaj: Kërkoni ndihmë profesionale për largimin nga duhani dhe kontribuoni për respektim të zakonit për mos konsumim të duhanit në hapsira të mbyllura me qëllim për të mbrojtur tjerët nga konsumimi pasiv i tymit nga tjerët.  

Më shumë informata në web faqen: http://worldheartday.org/

Facebook: /worldheartday

Twitter: @worldheartfed

Instagram: @worldheartday

Hashtag: #WorldHeartDay + #ShareThePower



   
   
Reprezentacioni A