Dashmir Beari seleksionues i ri i Maqedonisë U19, Katerina Mileska seleksionuese e përfaqësueses U17 te femrat

Publikuar më 11 Август, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet, Deri më 17 vjet Femra


Ish-trajneri i disa klubeve të Maqedonisë (Renova, Gostivari, Drita, Vllazërimi) dhe ndihmës trajner në Al Read të Arabisë Saudite dhe ish udhëheqës i përfaqësueses U15 të Maqedonisë, Dashmir Beari është emëruar për seleksionues te përfaqësuesja U19 e Maqedonisë.

Seleksionuesi i ri do të debutojë në pankinën e përfaqësueses U19 në turneun e Sllovenisë që do të zhvillohet nga 1 deri më 7 shtator. Në turneun miqësor në Slloveni, përkrahë përfaqësueses tonë do të marrin pjesë edhe përfaqësueset si Franca, Rusia, Brazili dhe Arabia Saudite.

“Mundësi e re edhe për mua, por edhe për të gjithë tjerët në ekip. Një falenderim për Federatën e Futbollit të Maqedonisë për besimin e dhënë. Përfaqësuesja U19 është një nga ekipet përfaqësuese të rëndësishme në futbollin e Maqedonisë. Futbollistët zakonisht e marrin potencialin më të madh të reprezentuesit nga kjo përfaqësuese. Do të punojë profesionalisht dhe drejtë. Sigurisht në bashkëpunim me të gjithë trajnerët tjerë dhe seleksionuesit në kategoritë më të reja me qëllim që sa më mirë të përgatitim ekipin. Na presin turne dhe ndeshje të forta, por kjo është një mundësi për përparim të kësaj gjenerate”, ka deklaruar Dashmir Beari.


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë përkrahë turneut në muajin tjetër në Slloveni do të luajë edhe dy ndeshje kontrolluese me 6 dhe 8 tetor, ndërsa turneun kualifikues për fazën elite për Kampionatin Europian është caktuar për në nëntor në Shqipëri. Përfaqësuesja jonë është në grup me nikoqirin Shqipërinë, Francën dhe Serbinë.

Trajnerja e kampiones Despina dhe aktualisht reprezentuese e përfaqësueses së femrave të Maqedonisë dhe bartësja e rekordit për më shumë paraqitje në ekipin përfaqësues të femrave, Katerina Mileska, është emëruar për seleksionuese të përfaqësueses U17 të Maqedonisë së femrave.

Përfaqësuesen U17 të femrave e presin dy ndeshje kontrolluese në Bukuresht ndaj Rumanisë (17 dhe 19 gusht), ndërsa ndeshjet e para në turneun eliminator do ti ketë muajin e ardhshëm kundër Estonisë, Moldavisë dhe Ukrainës.  

“Më gëzon ajo që jam femra e parë seleksionuese në përfaqësuesen e Maqedonisë. Vizioni i FFM-së ‘Më shumë femra, më shumë gola’ dhe strategjia për zhvillimin e futbollit të femrave ka për qëllim përfshirjen e më shumë femrave në futbollin tonë dhe shpresoj të jem nxitje për promovim shtesë të futbollit tonë. Sigurisht duke treguar punë dhe rezultate të mira të ekipeve përfaqësuese.

Isha e përfshirë si seleksionuese te përfaqësuesja U15 dhe shumë mirë i njoh femrat te përfaqësuesja. Problemi është se për shkak të krizës shëndetësore nuk kishim grumbullime dhe ndeshje në periudhën që lam pas, por tani nap resin dy ndeshje kontrolluese kundër Rumanisë dhe kjo është një mundësi e mirë ta shohim nivelin tonë të lojës. Shpresoj se së bashku do të krijojmë një cilësi në përfaqësuese që të japim kuadro cilësore në përfaqësuesen A”, ka deklaruar Katerina Mileska. 





   
   
Reprezentacioni A