Darko Vellkovski: Po stërvitemi mirë, jemi të gatshëm për një ndeshje të fortë

Publikuar më 20 Октомври, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë e përbërë nga futbollistë të kampionatit vendor, e përforcuar me lojtarë ndërkombëtarë si Darko Vellkovski dhe Kristijan Toshevski, vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Arabisë Saudite më 22 tetor në Abu Dhabi.

Reprezentuesii ynë standard, Darko Vellkovski, beson se kjo përfaqësuese do të jetë e gatshme për sfidën e së shtunës edhe pse disa nga lojtarët stërviten për herë të parë së bashku.

- Rrethanat janë pak më ndryshe nga ato të zakonshmet me të cilat jemi mësuar. Me disa nga lojtarët jemi bashkë për herë të parë, por po stërvitemi mirë. Ndeshja testuese me Arabinë Saudite do të jetë një sfidë e vërtetë për këtë përfaqësuese. Kundërshtari përfundoi i pari në grupin e Azisë për kualifikimin në Botëror dhe do të jetë një lojë vërtet e vështirë, veçanërisht në planin fizik, pasi disa prej nesh janë ende duke u përshtatur me kushtet e motit në Abu Dhabi. Po punojmë për të analizuar kundërshtarin, kemi edhe disa stërvitje të përbashkëta dhe shpresoj që t'i përgjigjemi mirë kësaj sfide. Nuk kam asnjë dyshim që taktikisht do të jemi në një nivel të lartë, stafi stërvitor i kushton shumë rëndësi asaj pjese të lojës tonë për çdo ndeshje. Mendoj se do të jemi të gatshëm për një ndeshje të mirë, tha Darko Velkovski.




   
   
Reprezentacioni A