Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ukrainë - Maqedoni në Pragë

Publikuar më 02 Октомври, 2023 Biletat, Lajme


Kanë dalur në shitje biletat për tifozët e përfaqësues së Maqedonisë për ndeshjen Ukrainë – Maqedoni, e cila do të luhet më 14 tetor 2023 në stadiumin e Spartës në Pragë.

Biletat, me çmim prej 300 CZK (rreth 755 MKD), mund të blihen në mënyrë elektronike në linkun e mëposhtëm:

https://uaf.enigoo.cz/app/guests/events

Numri i përgjithshëm i biletave që janë të destinuara për tifozët e vendit tonë është 988. (blloqet F1, F2, F20, F21 të hartës së stadiumit).


Tifozët që do të udhëtojnë për në Çeki, pas përfundimit të procesit të blerjes elektronike të biletave, mund ta marrin biletën për ndeshjen Ukrainë – Maqedoni në formë PDF. Një person me të dhëna personale të kompletuara mund të blejë maksimumi katër bileta.




   
   
Reprezentacioni A