Dalin në shitje biletat për ndeshjen Maltë - Maqedoni

Publikuar më 04 Септември, 2023 Biletat, Lajme


Biletat për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjen Maltë – Maqedoni, e cila do të luhet më 12 shtator 2023 në stadiumin "Ta' Kali" në Maltë kanë dalë në shitje.

Biletat, janë me çmimin 8 euro për të rriturit dhe 4 euro për personat nën 12 vjeç dhe mbi 60 vjeç dhe të njejtat mund të blihen elektronikisht në linkun e mëposhtëm:

https://tickets.mfa.com.mt/

Numri i përgjithshëm i biletave që janë të destinuara për tifozët nga Maqedonia në sektorin e tribunës veriore të stadiumit “Ta Kali” është 4000 (ngjyra blu nga harta e stadiumit).

Tifozët që udhëtojnë për në Maltë mund ta marrin biletën për ndeshjen Maltë - Maqedoni në formatin PDF pasi të kenë përfunduar procesin e blerjes elektronike të biletave.





   
   
Reprezentacioni A