Çeferin rizgjidhet president i UEFA-së, Sejdini vlerëson punën e tij

Publikuar më 07 Февруари, 2019 Lajme


Në Romë u mbajt Kongresi i 43-të i UEFA-së në të cilin Aleksandar Çeferin morri mandate të ri katërvjeçar për të qenë në krye të Asosiacionit Europian të futbollit. Federata e futbollit të Maqedonisë në Kongresin e mbajtur në kryqendrën italiane u përfaqësua me u.d. presidentin, Muhamed Sejdini dhe sekretarin e përgjithshëm, Filip Popovski.

Mandatin e ri për të qenë president i UEFA-së, slloveni Aleksandar Çeferin e morri me aklamacion dhe do ta drejtojë UEFA-në deri në vitin 2023.

“Jam krenar dhe vërtet shumë i nderuar për mbështetjen e këtillë. Si UEFA në të vërtetë jemi në pozitë të shkëlqyeshme, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme. Patjetër prej më parë të mendojmë për zhvillimin e futbollit dhe për sukseset e rradhës. Do ta përmbushim strategjinë e hartuar, ndërsa përmes unitetit dhe punës së përbashkët me Asosiacionin për klube nuk do të heqim dorë nga gjëja themelore, që është rezultati sportive”, deklaroi Çeferin, dike vijuar:

“Ju bëj ftesë të gjithëve të punojmë bashkarisht me qëllim për të siguruar se futbolli europian do të qëndrojë i bashkuar, si futbolli europian do të mbetet i respektuar, të vazhdojë të tregojë solideritet dhe të sjellë shpresë”, përfundoi Aleksandar Çeferin në fjalimin e tij pas rizgjedhjes si president i UEFA-së.

U.D. presidenti i FFM, Muhamed Sejdini në Kongresin në Romë i uroi mandatin e ri Aleksandar Çeferinit

“Uroj Aleksandar Çeferinin për mandatin e ri në krye të UEFA-së. Me të në krye të këtij institucioni, në procese pune, projekte dhe garat të UEFA-së të gjithë federatat marrin trajtim të barabartë ashtu si që meritojnë dhe këtë duhet ta respektojmë. Integriteti, transparenca dhe imazhi pozitiv patjetër të mbeten pjesë e rëndësishme apo kyçe në futbollin europian. Dëshiroj që presidenti i UEFA-së të vazhdojë të promovojë futbollin në nivel sa më të lartë dhe në atë drejtim i dëshirojmë shumë fat dhe sukses”, deklaroi u.d. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Në Romë, FFM firmosi Memorandum për bashkëpunim me Asosiacionin e futbollit të Norvegjisë për zhvillim të futbollit te femrat. Projekti i finansuar tërësisht nga Qeveria e Norvegjisë parasheh organizimin e katër seminareve në periudhën kohore prej dy vite e gjysmë. Në secilin seminar/kurs do të participojnë 24 femra/vajza pa edukim paraprak për trajner në futbollin e femrave. Pas përfundimint të seminarit secila prej trajnereve do të pranojë paisje sportive për stërvitje për 12 fëmijë me detyrë për të filluar aktivitet në komunën apo vendin ku jeton, ndërsa FFM me një sërë aktivitetesh shtesë do të insistojë të zmadhojë numrin e trajnereve femra me licenca nacionale C. 



   
   
Reprezentacioni A