Caktohen çmimet për ndeshjen ndërmjet përfaqësueseve A të Maqedonisë dhe Australisë

Publikuar më 04 Март, 2015 Biletat, Lajme

Federata e futbollit të Maqedonisë caktoi çmimet e biletave për ndeshjen ndërmjet përfaqëuseseve A të Maqedonisë dhe Australisë më 30 mars në Arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Federata e futbollit të Maqedonisë mundëson hyrje pa pagesë në tribunën lindore (bloqet 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12) për nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, për fëmijë pa prindë dhe të kategorisë së goditur sociale, si dhe për të gjithë futbollistët e kategorive të pionierëve, kadetavë dhe juniorëve për ndeshjen Maqedoni-Australi. 

Çmimi i biletave për tribunën Veriore: Bloqet 13, 14, 18 dhe 19 - 100 denarë; Bloqet 15, 17, 20 dhe 24 - 200 denarë, Bloqet 21 dhe 23 - 250 denarë;

Çmimi i biletave për tribunën Jugore: Bloqet 1, 2, 5 dhe 6 - 100 denarë; Bloqet 3 dhe 4 - 150 denarë; hyrja qendrore (ish-VIP) - 250 denarë;

Çmimi i biletave për tribunën perendimore: Bloqet 25, 26, 27, 28, 29 dhe 30 - 50 denarë.



   
   
Reprezentacioni A