Bllagoja Milevski publikon listën për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë

Publikuar më 13 Септември, 2022 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit kundër Gjeorgjisë (23 shtator) dhe Bullgarisë (26 shtator) nga grupi 4 në Ligën C të Kombeve.

Ndeshjen e parë të shtatorit Maqedonia do ta luajë në fushë mysafire në Tbilisi, ndërsa ndeshja në shtëpi kundër Bullgarisë është caktuar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Në listën e seleksionuesit Milevski janë 27 futbollistët e mëposhtëm:

Portierë:

Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa, Qipro), Kristian NAUMOVSKI (Shkupi), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);

Mbrojtës:

Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko VELLKOVSKI (Al Etifaq, Arabi Saudite), Visar MUSLIU (Inglostat, Gjermani), Ezgjan ALIOSKI (Fenerbahçe, Turqi), Todor TODOROVSKI (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan ASHKOVSKI (Lamia) , Nikola SERAFIMOV (MOL Fehervar, Hungari), Gjoko ZAJKOV (Vorskla, Ukrainë), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev);

Mesfushorë:

Elif ELMAS (Napoli, Itali), Enis BARDHI (Trabzonspor, Turqi), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Enis FAZLAGIC (Dunajska Streda, Sllovaki), Agon ELEZI (Varaždin, Kroaci), Jani ATANASOV (Hajduk, Kroaci), Stefan SPIROVSKI (Pyunik, Armeni);

Sulmues:

Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (Aberdeen, Skoci), Darko ÇURLINOV (Burnley, Angli), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Feiha, Arabi Saudite), Valon ETEMI (Istanbulspor, Turqi), Dorian BABUNSKI (Debrecin) , Lupço DORIEV (Shkëndija);

Grumbullimi i përfaqësueses së vendit për ndeshjet e ardhshme kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë është caktuar më 19 shtator (e hënë) në orën 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.

Në grupin e Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë është në vendin e dytë me shtatë pikë nga katër ndeshje. Gjeorgjia është lider me dhjetë pikë. Bullgaria është e treta me tre, Gjibraltari ka një pikë nga katër ndeshje të deritanishme.



   
   
Reprezentacioni A