Bllagoja Milevski publikoi listën për ndeshjen me Malin e Zi

Publikuar më 05 Ноември, 2014 Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për ndehsjen kontrolluese me Malin e Zi e cila do të luhet më 16 nëntor në orën 13:00 në terenin qendror të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’. Përgatitjet për ndeshjen kontrolluese kundër shpresave të Malit të Zi formacioni i Milevskit do t’i zhvillojë në Ohër, ndërsa grumbullimi i parë është caktuar për 10 nëntor.

Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.),

Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Ren, Francë), Darko Velkovski (Rabotniçki), Filip Ristovski (Metalurg), Besir Demiri (Shkupi), Angelçe Timovski (Sileks), Leon Najdovski (Makedonija Gj.P.), Viktor Talevski (Bregallnica), Kristijan Kackarovski (Rosengrad, Suedi),

Mesfushorë: Enis Bardhi (Ujpesht, Hungari), Boban Nikollov (Vitorul Konstanca, Rumani), Hristijan Denkovski (Groningen, Holandë), Daniel Avramovski (Crvena Zvezda, Serbi), Burhan Mustafov (Pelister), Hristijan Ivanov (Horizont Turnova),

Sulmues: Valmir Nafiu (Hamburg, Gjermani), Filip Pivkovski (Novara, Itali), Viktor Angelov (Metalurg), Marjan Radeski (Metalurg), Jasir Asani (Vardar), Demir Imeri (Shkëndija).

“Futbollistët e selektuar në përfaqësuesen U 21 do të kenë mundësi të tregojnë se në momentin janë në formë të irë. Kemi zgjedhur lojtarë që kanë kontuinitet në përfaqësuesen e shpresave, tre të rinj, Ivanov, Denkovski dhe Kackarovski, ndërsa shpresoj se me angazhimin në seancat stërvitore dhe në lojë do të konfirmojnë se seriozisht mund të imponohen në formacion. Pas lëndimit kthehet Daniel Avramovski, ndërsa me ne do të jetë edhe David Babunski. Kemi biseduar me Babunski dhe në varshmëri me atë nëse do të luajë apo sa minuta do të luajë për përfaqësuesen A kundër Sllovakisë, do të vendosim se në cilën masë mund ta shfrytëzojmë. Ai është i përgatitur dhe tregoi gadishmëri për të qenë në formacionin tonë. Mali i Zi është përfaqësuese shumë kualitative, ndoshta në nivel edhe më të lartë se Rumania. Do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo përcaktimi jonë është të luajmë futboll përballë secilit kundërshtar. Shpresoj se do të realizojmë përgatitjet në nivel të lartë, atmosferën vetë e krijojmë, ndërsa ajo do të jetë pozitive vetëm nëse bashkarisht meritojmë respektin e njëri tjetrit dhe tu përmbahemi detyrave të punës. Përsëris se qëndrimi ndaj fanellës së ekipit kombëtar duhet të jetë në nivel të lartë, të kemi përcaktim për të luajtur sin ë ndeshjen kundër Rumanisë, të plotësohemi dhe të tentojmë të fitojmë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A