Bllagoja Milevski: Përmes ndeshjeve selektive fitojmë pasqyrë për reprezentuesve potencial

Publikuar më 09 Декември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski në brifing me mediumet ka shpalosur pritjet e tij nga ndeshjet selektive më 12-të dhe 14-të dhjetor në terenin me bar sintetik në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit kundër përfaqësueses A të Maqedonisë të grumbulluar nga seleksionuesi Igor Angellovski.

“Ky është tani më selektimi i dytë i lojtarëve të gjeneratës 1996/97 dhe më të rinjë që duhet të fillojnë kualifikimet në shtator për Kampionatin Evropian të vitit 2019. Përmes këtij procesi qëllimi dhe plani është të përcakotohemi për 22-23 futbollistë të cilët në mars do të kenë ndeshje më serioze testuese me përfaqësuese tjera. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë nga kampionati vendor, mirëpo edhe ata pak futbollistë që vijnë nga jashtë që janë pjesë e përfaqësueses patjetër të vërtetojnë kualitetin e tyre nëse duan të imponohen për fanellën e përfaqësueses. Edhe pse këto dy ndeshje nuk kanë karakter garues, përkundrazi janë krejtësisht ndryshe, megjithatë unë dhe seleksionuesi i përfaqësueses A mund të kemi një pasqyrë për pjesën më të madhe të futbollistëve të ftuar të cilët mund apo nuk është patjetër të jenë në plan për paraqitjet e ardhshme të përfaqësueseve”, deklaroi Milevski.

“Në plan për paraqitje në këto dy ndeshje ishin edhe Taulatn Seferi, Stefan Jeftovski dhe Emil Abaz, mirëpo për shkak të angazhimeve nuk janë në mundësi për të na u bashkuar. Tani më kemi realizuar një seancë stërvitore, lojtarët ndjehen mirë, shpresoj të kuptojnë përgjegjësinë që bart fanella e përfaqësueses dhe se do të japin më të mirën për tu imponuar edhe për ndeshjet kualifikuese”, shtoi Milevski.

Ndeshja e parë është në program të hënën (12.12.2016) në orën 13:00 në terenin me bar sintetik në lagjen Gjorçe  Petrov të Shkupit. 



   
   
Reprezentacioni A