Bllagoja Milevski flet për grumbullimin dhe ndeshjet e radhës

Publikuar më 08 Март, 2024 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski javën e ardhshme do të publikoj listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë (22.03) dhe Malit të Zi (25.03) në Antalia të Turqisë.

Në një video-deklaratë seleksionuesi i përfaqësueses sonë më të mirë flet për ndeshjet kontrolluese të marsit dhe pritshmëritë nga dy ndeshjet, më pas situatën me paraqitjet e futbollistëve në klube dhe nëse do të ketë ndryshime në listën e futbollistëve të thirrur.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

– Ne kemi qenë pa aktivitete përfaqësuese për një kohë të gjatë, por kushtet e FIFA-s janë të njëjta për të gjithë. Natyrisht që na mungon më shpesh takimi me futbollistët për të realizuar atë që ishte konceptuar dhe veçanërisht për ecurinë e skuadrës për atë që na pret në shtator.

- Ne jemi vazhdimisht në komunikim me futbollistët. Jam i lumtur që shumica e lojtarëve të përfaqësueses kanë minuta serioze në klubet e tyre, por ka edhe nga ata që nuk kanë minuta të mjaftueshme në klube. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe pa asnjë problem lëndimi.

– Nuk kemi zgjedhur rastësisht Moldavinë dhe Malin e Zi, mendoj se janë kundërshtarë seriozë, nuk ka dyshim se janë cilësorë sepse kanë pasur eliminatore të shkëlqyera. Ato do të na ndihmojnë të dimë se në cilin drejtim po lëvizim dhe të shohim se në çfarë forme jemi.

- Lista do të jetë më e gjerë sa i përket eliminatoreve, do të jenë 27 apo 28 futbollistë. Për shkak të një lëndimi nuk do të kemi Isnik Alimin. Më vjen keq veçanërisht për mungesën e Ariane Ademit, i cili për arsye personale vendosi t'i japë fund karrierës së tij përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arianin. Do të na mungojë edhe si njeri edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ai ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në përfaqësuese dhe ne nuk do të llogarisim tek ai. Të gjithë duhet të shprehim mirënjohje për kontributin e tij për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe për futbollin tonë në përgjithësi. Ne propozuam që të organizohet një ndeshje lamtumire, është vendimi i tij nëse do të ndodhë në ndeshjen kundër Kroacisë më 3 qershor apo në ndeshjen e parë në shtëpi në Shkup.

– Do të jetë e domosdoshme që këto dy ndeshje të marrin maksimumin dhe theksi do të jetë tek idetë taktike dhe si duhet të dukemi në Ligën e Kombeve.




   
   
Reprezentacioni A