Bllagoja Milevski: BRAVO e madhe për çunat

Publikuar më 06 Септември, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Gjenerata e re e seleksionuesit, Bllagoja Milevski tregoi se ka kualitet dhe potencial për të përsëritur rezultatet e paraardhësve të tyre. Cikli i ri eliminator për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë që vitin 2019 do të zhvillohet në Itali ka nisur me fitore 0:3 si mysafirë.

Udhëheqësi i shpresave, i cili definitivisht din si të motivojë futbollistët, natyrisht që ka mbetur i kënaqur me lojën dhe rezultatin.

“Mund të them se zhvilluam ndeshje të shkëlqyeshme, ndërsa djemtë treguan se kanë kualitet dhe potencial për të qenë maksimalisht konkurentë edhe në këtë cikël kualifikues. Mund t’i përgëzoj për mënyrën se si zhvilluan ndeshjen në Erevan dhe të them një BRAVO të madhe për ta”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A