Bileta për ndeshjen Angli - Maqedoni mund të blihen deri me 15 qershor

Publikuar më 06 Јуни, 2023 Biletat, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton tifozët e përfaqësues dhe dashamirët e futbollit që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen e Anglisë dhe Maqedonisë me 19 qeshor në Mançester, platforma https://www.wembleystadium.com/events/2023/ticket-office/England-v-North-Macedonia---Away-Supporters për të blerë bileta mbyllet të enjten me 15 qershor. 

Biletat, të cilat do të kushtojnë 30 dhe 40 paund. Biletat për personat me aftësi të kufizuar mund të porositen në numrin e telefonit: 0800 093 0824

Tifozëve të përfaqësueses së Maqedonisë, të cilët janë banorë të Mbretërisë së Bashkuar, pas blerjes, biletat do t'u dërgohen në adresën e shtëpisë. Tifozëve të tjerë që blejnë biletën për ndeshjen do të marrin një kupon elektronik të cilin do ta ndërrojnë me biletë ditën e ndeshjes afër stadiumit. 

Disa rregulla të rëndësishme për vizitorët në stadiumin Old Trafford:

Stadiumi Old Trafford ka një politikë kufizuese të çantave personale. Ju mund të shihni detajet këtu.

Stadiumi Old Trafford funksionon pa këmbim parash. Asnjë nga dyqanet nuk pranonjë para për pagesë, do të duhet të keni një kartë pagese.

Fëmijët nën 14 vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur.




   
   
Reprezentacioni A