Bëhuni përkrahës të Maqedonisë në ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit

Publikuar më 07 Јуни, 2022 Biletat, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes partnerit zyrtar të shitjeve të biletave, Mk Tickets, filloi shitjen e biletave për ndeshjet e përfaqësues A të Maqedonisë kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit, të cilat do të luhen më 9 dhe 12 qershor në Arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të grupit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Biletat shiten me çmim prej 250 denarë për tribunën veriore, 250 denarë për blloqet 1, 2, 5 dhe 6 për tribunën jugore dhe 350 denarë për blloqet qendrore 3 dhe 4 nga tribuna jugore e Arenës “Todor Proeski”.

Biletat nga tribuna lindore janë vënë në dispozicion të tifozëve të ftuar.

Tifozët e përfaqësueses sonë mund të blejnë një biletë për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit përmes rrjetit të shitjeve të MKTickets dhe on-line në linkun e mëposhtëm:

Maqedoni - Gjeorgji 
https://mktickets.mk/en/event-en/%d0%bc%d0%b0%d0%ba%d0%b5%d0%b4%d0%be%d0%bd%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%b3%d1%80%d1%83%d0%b7%d0%b8%d1%98%d0%b0/

Maqedoni - Gjibraltar 

https://mktickets.mk/en/event-en/mkd-gbt/

Biletaria në tribunën lindore të Arenës do të jetë e hapur për blerjen e biletave ditën e ndeshjeve nga ora 10:00.

U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të futbollit dhe simpatizantëve të përfaqësueses së Maqedonisë që t'i mbështesin reprezentuesit në ndeshjet e rëndësishme kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit në Ligën e Kombeve.




   
   
Reprezentacioni A