Angelovski dhe Pandev: Luajmë për qëllim madhor, të dëshmojmë se jemi më të mirët në grup

Publikuar më 15 Ноември, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë në stadiumin Vaduz sot zhvilloin seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Lihtenshtajnin në Ligën e Kombeve. Në konferencën zyrtare për shtyp seleksionuesi Igor Angellovski paralajmëroi se nesër do të luajmë për qëllim të madh ndërsa beson se formacioni që do të luajë do të sjellë fitoren.
"Atmosfera gjithmonë ka qenë në nivel të lartë, do të zgjedh 11 futbollistë të cilët nesër mbrëma duhet të na sjellin fitore. Kam besuar në këtë ekip kur të paktë ishin ata që besonin. Mirëpo, kryesorja që duhet ta bëjnë është nesër mbrëma. Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, por për çka luajmë. Ndërsa nesër luajmë për qëllil të madh. Gjithë janë të gatshëm, përfshi edhe Stole Dimitrievskin. Kam thënë se ai është portier i parë, mbron në Premier Ligë dhe aspak nuk kam dyshim as te ai, e as te tjerët. Qëllimi ynë ishte të vinim disa ditë më herët për tu aklimatizuar, por edhe të shmangim lodhje shtesë për tu grumbulluar në Shkup", deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev thotë se kjo përfaqësuese do të dëshmojë se është ma e mira në grup.
"Humbja në Armeni ishte mbrëmje e keqe për ne, por edhe për arbitrin. Mirëpo tashmë mendojmë për Lihtenshtajnin. Njihemi mirë, jemi përballur shpesh me ta vitet e fundit dhe mendoj se nëse luajmë ashtu si dijmë, nuk do kemi problem të fitojmë. Ende jemi të parët në grup dhe nuk e kuptoj pse aq tragjike u morr ajo disfatë në vendin tonë. Kjo është gjenerata më cilësore e Maqedonisë dhe këtë do ta dëshmojmë. Vetëm të hymë me koka të qeta dhe nuk do të kemi asnjë problem. Dallimi prej 100 vendeve në ranglistën e FIFA-s nuk duhet të na lirojë. Tre vite më parë ishim shumë pranë tyre, pastaj ne ndërtuam seri pozitive dhe jemi ngritur shumë më lartë. Më të rëndësishme janë tre pikët, pa marrë parasysh rezultatin, ndërsa të hënën besoj të festojmë vendin e parë në grup", deklaroi Goran Pandev.



   
   
Reprezentacioni A