Angellovski: Synojmë rë renditemi lartë, fokusi fillestar te Letonia

Publikuar më 04 Декември, 2018 Lajme, Lajme


Pas caktimit të orarit të ndeshjeve për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020, seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski përsëriti se qëllimi i Maqedonisë është të jetë konkurente për renditje sa më të lartë, ndërsa potencoi se fillimisht gjithë fokusi drejtohet ka sfida e parë me Letoninë.
"Menjëherë pas shortit thash se qëllimi ynë do të jetë të jemi konkurent për pozitë të lartë deri në fund të kualifikimeve. Patjetër të besojmë në veten dhe kualitetin tonë. Si seleksionues, bashkë me stafin teknik jemi fokusuar në ndeshjen e parë si vendas kundër Letonisë. Do t'i analizojmë gjithë kundërshtarët, por ndeshjet do t'i marrim një nga një. Kemi dy udhëtime relativisht të afërta, në Slloveni dhe Austri, tre nga katër ndeshjet e para i luajmë si vendas dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona që të marrim sa më shumë pikë në ato takime të para. Grupi është relativisht i paqartë dhe do të ketë luftë të madhe, pa marrë parasysh orarin", deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A