Angellovski: Shkojmë në fitore, nuk jam trajner që kërkoj alibi

Publikuar më 13 Март, 2017 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë Igor Angellovski pasi publikoi listën me futbollistët në të cilët do të llogarisë në ndeshjet me Lihtenshtejnin, shprehi pikëpamjet e tij për lojtarët që do të ketë në dispozicion dhe pritjet për këto ndeshje. Udhëheqësi i përfaqësueses tonë më të mirë në press konferencë potencoi se pret fitoren e parë në ciklin kualifikues të eliminatoreve për KB në Rusi.

Kundër Lihtenshtejnit seleksionuesi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ezgjan Alioskit, i cili duhet të pushojë një ndeshje shkaku i pezullimit për dy kartona të verdhë. Alioski do të jetë në kombinim përndeshjen kontrolluese me Bjellorusinë më 28 mars në Shkup. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në fanellën e Osijekut ftesë mori Muzafer Ejupi i cili për momentin është lider në listën e golashënuesve në kampionatin kroat.

“Besoj në lojtarët, jam i bindur se do të hyjmë maksimalisht të përgatitur dhe më në fund pas ndeshjeve të mira, të fitojmë edhe pikë në këto kualifikime. Unë nuk jam trajner që kërkon alibi, nuk ikim nga roli i favoritit, miëpo as nuk do t’i nënçmojmë, pasi që në të kaluarën Maqedonia është ‘djegur’ në duelet me përfaqësuese të këtilla”, u shpreh Angellovski.

“Më vjen keq se nga reprezentuesit standardëpër shkak të lëndimeve nuk do të jenë me ne Bardhi dhe Spirovski, si dhe Alioski, i cili nuk ka të drejtë loje për shkak të kartonave të verdhë. Kam vazhduar të kyç të rinjtë në përfaqësuesen A dhe shpresoj të komponojmë skuadër kualitative. Në këtë ndeshje do të luajmë pak më ofenziv, sigurisht do ta ndrojmë vendosjen e deritashme 3-5-2”, shtoi Angellovski.

Grumbullimi i parë i ekipit përfaqësues është paraparë për 20 mars, ndërsa seanca e parë stërvitore të njëjtën ditë në orën 15:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Ndeshja Lihtenshtejn-Maqedoni luhet më 24 mars në Vaduz, me fillim në orën 20:45 minuta.



   
   
Reprezentacioni A