Angellovski publikoi listën për takimet me Finlandën dhe Azerbejxhanin

Publikuar më 07 Март, 2018 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën me futbollist të ftuar për dy ndeshjet kontrolluese ndaj Finlandës dhe Azerbejxhanit në Antalia të Turqisë. Në listën e seleksionuesit Angellovski nuk kishte ndryshime nga ndeshjet e kaluara, me çka me kualitet të testuar kërkohet të përgatitet lojë e cila besohet se do të sjellë suksese në Ligën e Kombëve që do të fillojë në shtator. Për shkak lëndimit në listë mungon David Mitov Nilson, ndërsa ftesë ka marrë portieri i ri i Arsenalit, Deni Iliev.

“Para nesh është një vit shumë i rëndësishëm dhe plasmani në Ligën e Kombëve. Nuk planifikojë ndryshime drastike. E para është që nuk ka vend për eksperimente, ndërsa e dyta është se viti 2017-të ishte shumë i mirë dhe jam i kënaqur nga të gjithë reprezentuesit. Ajo që është e mirë nuk duhet të ndërohet. Kemi rast të mirë në Ligën e Kombëve dhe dua që të fitojmë vendin e parë”, ka thënë Angellovski.

Grumbullimi i përfaqësueses A të Maqedonisë është paraparë me 18 mars në Antalia, ndërsa ndeshjet janë do të zhvillohen me 23 mars ndaj Finlandës dhe 27 mars përballë Azerbejxhanit.



   
   
Reprezentacioni A