Angellovski: I lumtur për fitoren, periudhën që pason do jemi më të mirë

Publikuar më 25 Март, 2017 Lajme, Lajme


Pas fitores bindës 3:0 në teren mysafir me Lihtenshtajnin, natyrisht disponim i mirë për seleksionuesin e Maqedonisë, Igor Angellovski. Ai arriti fitoren e parë në një ndeshje zyrtare, ndërsa Maqedonia arkëtoi tre pikët e para në këto eliminatore.

“Sigurisht se jam i kënaqur me epilogun e kësaj ndeshje dhe uroj djemtë për fitoren dhe paraqitjen. Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë pas atyre humbjeve të pafata në ndeshjet e kaluara. Luajtëm mirë, dominuam gjatë gjithë ndehsjes dhe me meritë fituam. Neve na mungojnë disa pikë nga ndeshjet e kaluara, mirëpo ja kjo fitore dhe rezultatet e ndeshjeve tjera në grup na sjellin në situatë të luftojmë për pozitë më të mirë me Shqipërinë dhe Izraelin. Kjo fitore e parë në këto kualifikime është shumë e rëndësishme për ne, ndërsa besoni se paraqitjet më të mira për përfaqësuesen tonë pasojnë në periudhën që pason. Dua të potencoj se në këtë ndeshje luajtëm me disa lojtarë që vijnë nga U 21, me çka i përmbahemi planit për rinovim të ngadalshëm të përfaqësueses A”, deklaroi Angellovski pas fitores kundër Lihtenshtajnit. 
Maqedonia ndeshjen e rradhës e zhvillon të martën (28 mars) në Shkup, kur në një ndeshje kontrolluese përballet me Bjellorusinë.



   
   
Reprezentacioni A