Angellovski dhe Pandev: Kundër Gjeorgjisë shkojmë në fitore

Publikuar më 13 Октомври, 2020 Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër luan ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve kur në Shkup përballemi me Gjeorgjinë, ndërsa seleksionuesi Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev mbajtën konferencë për media.  

„Megjithëse nuk morëm atë të që kishim planifikuar në Estoni, nuk duhet të harrojmë se ne qëllimin tonë kryesorë e realizuam, Maqedonia është një hap larg Kampionatit Europian. Nesër kemi ndeshje me rival me të cilin do të përballemi në finale, pa dallim mungesat që kemi, gjithë që do talin në tërren, obligim e kanë të japin maksimumin. Për herë të parë luajmë 3 ndeshje brenda 7 ditëve, ndeshja e parë ishte shumë e rëndësishme në çdo aspekt. Nëse përfaqësuese si Italia, Spanja bëjnë rotacione, çka na mbetet neve dhe tjerëve të rangut tonë. Seleksionuesi i Gjeorgjisë gjithashtu ka probleme me futbollistë të lënduar dhe mungesa, por për ne trajnerët mbetet të shfrytëzojmë atë që kemi. Nuk besoj se kundërshtari nuk dëshiron të jetë në vend të parë në grup dhe nuk pres që ata të kalkulojnë me formacionin”deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Sigurisht se ata që janë këtu do të japin maksimumin. Kjo është ndeshja e tretë për ne në këtë periudhë, e dimë se takimi me Kosovën sa na harxhoi energji si fizikisht ashtu edhe në aspekt psiqik. Megjithatë jemi gati nesër të dalim dhe të fitojmë ndeshjen. Ne që jemi këtu gjithë konkurojmë për 11-shen e parë. Është një rritëm i ngjeshur dhe nuk mund gjithë takimet ti fitojmë, ashtu është futbolli. Qëllimi ynë nesër është të fitojmë dhe të qëndrojmë në hap për të përfunduar në vendin e parë në grup“, deklaroi kapiteni Goran Pandev.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Gjeorgjisë luhet të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 20:45 minuta.



   
   
Reprezentacioni A