Aleksandar Trajkovski: Gjithë që do të kenë shansin të luajnë do të japin maksimumin

Publikuar më 08 Јуни, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen kualifikuese me Spanjën më 11 qershor në Arenën Nacionale në Shkup.

Reprezentuesit Aleksandar Trajkovski thotë se gjithë në formacionin e Igor Angellovskit do të jenë maksimalisht të gatshëm për duelin me favoritin e madh.

“Kemi kohë të mjaftueshme për përgatitje para ndeshjes kualifikuese me Spanjën, kemi zhvilluar ndeshje të shkëlqyeshme me Turqinë, mirëpo ajo është pas neve. Jemi të gatshëm, është vendimi i seleksionuesit se me cilët lojtarë do të fillojë ndeshjen. Sigurisht se cilido që të merr shansin për të luajtur, do të jep maksimumin. Spanja është favorite, sigurisht një prej përfaqësueseve më të mira botërore, mirëpo patjetër të mundohemi të bëjmë disa gjëra në lojë të varen edhe nga ne. Në futbollin e sotëm është shumë keq të parashikohen gjërat, pasi që të gjithë luajnë futboll. Do të mundohemi të shfaqemi në nivelin më të lartë të mundshëm, tani në dielën vonë në mbrëmje do të shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të dalë me rezultat pozitiv”, deklaroi Trajkovski.



   
   
Reprezentacioni A