Aleksandar Trajkovski: E dimë kundër kujt po luajmë dhe mjaftueshëm jemi të motivuar

Publikuar më 06 Септември, 2023 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet eliminatore të shtatorit për Kampionatin Evropian 2024 kundër Italisë (09.09.) dhe Maltës (12.09.).

Aleksandar Trajkovski, sulmuesi i cili ishte njeriu i vendimtar në ndeshjen e fundit ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë në Palermo, ka ndarë pritshmëritë e tij nga ndeshja me kampionin e Evropës, Italinë.

"Për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Ndeshja me Italinë është një nga më të vështirat. Ne e dimë me kë luajmë dhe jemi mjaftueshëm të motivuar. Ne kemi treguar se mund ta bëjmë, pse mos ta bëjmë edhe në shtëpi".

“Duhet të jemi sa më të përqendruar dhe me mbështetjen e tifozëve të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv. Italianët në njëfarë mënyre do të duan të hakmerren për humbjen në Palermo, do të doja të na nënvlerësonin, por e di që këtë herë nuk do të jetë njësoj”.




   
   
Reprezentacioni A