Aleksandar Andov, seleksionues i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë për femra

Publikuar më 19 Март, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Federata e Futbollit të Maqedonisë ka emëruar Aleksandar Andovin për seleksionues të ri të përfaqësueses A të Maqedonisë për femra.

Aleksandar Andov deri më tani mbante pozitën e asistentit në stafin profesional të seleksionuesit aktual Kiril Izov.

Federata e Futbollit të Maqedonisë falënderon Kiril Izov për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë kryerjes së funksionit të selektorit. Me këtë rast i urojmë suksese në karrierën në vijim. 




   
   
Reprezentacioni A