Aleksandar Andov: Është nder dhe privilegj të jesh seleksionues i përfaqësues së femrave të Maqedonisë

Publikuar më 01 Април, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra me seleksionuesin e ri po fillon ciklin eliminator (faza e ligës) për t'u kualifikuar në Kampionatin Europian që do të mbahet në Zvicër në vitin 2025.

Aleksandar Andov sot zyrtarisht do të zhvillojë stërvitjen e parë me përfaqësuesen si seleksionues i ri në kuadër të përgatitjeve për ciklin kualifikues për Kampionatin Europian 2025.

-Të jesh seleksionues, qoftë për ekipet përfaqësuese të të rinjve deri në 15, 17, 19 vjeç apo ekipin A, është një nder dhe privilegj i madh për mua. Por posti i seleksionuesit sjell me vete një përgjegjësi të madhe dhe një qasje serioze në radhë të parë ndaj punës dhe përgjegjësive rreth ekipit përfaqësues.

- Edhe pse kemi pak kohë për përgatitjet përpara ndeshjes së parë të eliminatoreve, të cilën e luajmë më 5 prill në Riga kundër Letonisë, pres investim maksimal dhe përpjekje të mëdha nga të gjithë në të gjitha seancat stërvitore. Ne do t'i përdorim këto përgatitje në mënyrën më të mirë të mundshme për t'u përgatitur më mirë dhe mbi të gjitha për të luajtur taktikisht.

- Do të ecim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje, do të përpiqemi të përmirësohemi në çdo segment të lojës. Duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të etur për t'u përmirësuar, për të besuar në vetvete. Vetëm kështu do të arrijmë sukses pozitiv si ekip.

- Është normale të ketë ndryshime të caktuara në përfaqësuese. Do të kemi ndryshime rreth listës së futbollisteve, por edhe në vetë formacionin. Shpresoj që mbi të gjitha në planin taktik ato ndryshime të jenë shumë domethënëse dhe të sjellin rezultate pozitive dhe atmosferë në përfaqësuese.

Besoj se vetëm me shumë mund dhe përkushtim mund të ndryshojnë gjërat pozitivisht. Nuk duhet të kemi pritshmëri shumë të mëdha që në fillim, asgjë nuk ndryshon brenda natës. Gradualisht duhet të përparojmë dhe të përmirësohemi. Nuk dua të premtoj asgjë, por besoj se në të ardhmen do të arrijmë vetëm të përparojmë dhe të rritemi si ekip.

Përfaqësuesja  A e Maqedonisë për femra do të luaj me Letoninë më 5 prill në Riga, me fillim nga ora 17:00. Më 9 prill. e mirëpresim në shtëpi Slloveninë. Ndeshja kundër Sllovenisë do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, me fillim nga ora 15:00.




   
   
Reprezentacioni A