Ilço Gjorgjioski pjesë e delegacionit të lartë të FIFA-s për zgjedhjen e Kupës së Botës në vitin 2026

Publikuar më 11 Април, 2018 Lajme


Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski dhjetë ditët e ardhshme do të jetë në vizitë pune të Amerikës Veriore dhe Marokos, si pjesë e Komisionit të FIFA-s për analizimin e kushteve që ofrojnë shtetet që kandidohen për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2026.

Bashkë me presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski, i cili është përfaqësueses i Komitetit Organizativ për gara, në komisionin e FIFA-s anëtarë janë edhe gjigandi kroat, Zvonimir Boban, pastaj Marko Viliger, Tomash Vesel dhe Mukul Mudgal. Pjesë e grupit të punës janë edhe përfaqësueses të vendeve kandidate dhe administratës së FIFA-s.

Për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2026 në FIFA kanë arritur dy kandidatura zyrtare, njëra e përbashkët nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksiko dhe e dyta nga Maroko.

“Si president i Federatës së futbollit të Maqedonisë më vjen mirë që edhe Maqedonia dhe federata jonë janë pjesë e rëndësishme e sistemit të FIFA-s, institucion në të cilin me sukses implementohet përcaktimi për solidaritet dhe në të cilën të njejtat rregulla vlejnë si për të mëdhenjtë edhe për të vegjëlit. Kam nder të madh, por edhe përgjegjësi bashkë me kolegët e Komitetit Orgaqnizativ për gara nën organizim të FIFA-s t’ua hapim derën partnerëve dhe të njihemi me kushtet që ofrojnë vendet që kandidohen për organizatorë të KB 2026. Futbolli është lojë për të gjithë, kudo në botë, ndërsa qëllimi primar i FIFA-s është ta promovojë zhvillimin e tij. Futbolli është gjuha e përbashkët e vendeve të cilat do t’i vizitojmë dhjetë ditët e ardhshme, ndërsa përmes dialogut do të përballemi me sfidat. Pasioni për futbollin nuk është aspak i kontestueshëm as në Amerikën Veriore, as në Maroko. Temelet për bashkëpunim të mirë tani më janë vendosur, ndërsa dëshira e federatave vendase me FIFA-n është të vazhdohet me ndërrimin e dijeve, përvojave dhe kërkesës së zgjidhjeve për sfida të ndryshme”, deklaron presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Sipas programës së paraparë fillimisht do të vizitohet Meksiko Siti, pas çka pasojnë inspekcione në Atlanta, Toronto, Nju Jork dhe Nju Xhersi. Më 16 prill anëtarët e trupit të FIFA-s do të udhëtojnë drejt Marokos, ku do të vizitojnë Markeshin, Agadirin, Tangeirin dhe Kazablankën.

Pas raportit për evaulim të dy kandidaturave që do të përgatisë ky komision, vendimi përfundimtar për vendin organizator të Kampionatit Botëror të vitit 2026 do të sillet në Kongresin e FIFA-s që do të mbahet më 13 qershor në Moskë. 



   
   
Reprezentacioni A